21:40 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shërohen 67 pacientë nga koronavirusi

113 raste të reja janë konfirmuar sonte si të prekur me COVID-19.

Kësisoj numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 2 mijë e 991 raste gjithsej.

Por nga IKSHPK u bë e ditur se sot janë shëruar 67 pacientë, duke quar kështu numrin e të shëruarve në 1 mijë e 644 persona.

Kosova vazhdon të përballet me situatën pandemike, ku gjatë javëve të fundit pati një numër tejet të lartë të infektimeve.

“Sot më 01 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 266 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive.Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 01 korrik 2020, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive 1.293″, thuhet në njoftim./Indeksonline/