21:22 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Shërohen dy pacientë – pesë rastet e reja në Vushtrri janë në vetizolim

Në komunën e Vushtrrisë sonte janë shënuar edhe 5 raste të reja me koronavirus, saktësisht në fshatin Stanofc, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të Komunës së Vushtrrisë të infektuarit janë nga e njejëta familje dhe janë në vetizolim.

Ndërsa sonte janë shëruar 2 persona të infektuar me koronavirus në Vushtrri.

Deri më tani në fshatin Stanofc janë ifektuar 14 persona me Covid-19.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, jane nga e njejta familje dhe janë në vetizolim.

Edhe sot, Shtabi Emergjent Komunal përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjenike për familjet e prekura.

Derisa po hyjmë në fazën e hapjes së plotë, ju lutem që gjithsecili qytetar të jetë i vëmenshëm dhe të ketë KUJDES.