75 Mall Live Search
23:03 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Shërohen edhe 7 persona në Kamenicë, Kastrati: Edhe pak duroni

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se në Kamenicë janë shëruar edhe 7 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus.

Kështu numri total i të shëruarve arriti në 12, shkruan Indeksonline.

Kastrati bëri thirrje që të durojmë edhe pak, e pastaj i kthehemi normalitetit.

Postimi i plotë:

Lajm fantastik?

Sot edhe shtatë të shëruar plotësisht në komunën tonë. Numri i të shëruarve ka arritë në 12, ndërkaq që vazhdoni respektoni të gjitha udhëzimet dhe më e rëndësishmja #rriniNshpi ?

Edhe pak duroni, e pastaj i kthehemi normalitetit.