23:14 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Shërohen nga koronavirusi dy futbollistët e Ballkanit

Super lajme na vijnë nga qyteti i Suharekës në këtë mesnatë.

Dy futbollistët e rinj të Ballkanit tashmë janë konfirmuar si negativ me pandeminë e koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar nga prindi i tyre Nazmi Kolgeci në rrjetet sociale.

“Më në fund negativ me Covid-19. Tani i kthehemi jetës normale. Faleminderit të gjithëve që u interesuat për familjen time”, ka shkruar Kolgeci në llogarinë e tij në Facebook.

Dy futbollistët e rinj kishin dal pozitiv me koronavirus afro dy javë më parë.