23:39 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shërohen nga koronavirusi katër punëtorë shëndetësorë në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se janë shëruar katër punëtorë të stafit mjekësorë të QMF-së në këtë komunë.

Ai ka theksuar se ata do të kthehen në punë që nga nesër.

“Për fat të mirë sot kemi një rikthim të një pjese të stafit. Mjekë dhe teknikë mediacional që kanë qenë të infektuar me COVID-19, kemi mjekë dhe teknikë medicional që do të kthen që nga nesër në punë”, ka thënë Haliti për Klan Kosova.

Sipas tij, masat e Qeverisë Hoti po respektohen nga gastronomia, por edhe nga qytetarët.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 13 raste të reja me COVID-19 në Viti.