75 Mall Live Search
21:35 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Shërohet edhe gruaja shtatzëne me koronavirus në QKUK

Në mesin e 87 të të shëruave nga Covid-19 është edhe gruaja shtatzëne në Klinikën Infektive, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur intektiologu Valbon Krasniqi.

Njoftimi:

Sot vjen lajmi më i mirë: 87 me 1;

Vetëm 1 rast i ri i konfirmuar me COVID-19;

87 të shëruar, në mesin e tyre edhe shtatëzëna e shtrirë në klinikë. Urime.

Para 3 ditëve paralajmërova prerjen (takimin) e 2 vijave.

Dhe sot më 5 Maj, në ditën e 54-të të pandemisë ndodhi kjo.

Sot, në Kosovë  kemi për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, kemi më shumë të shëruar (463) se sa raste aktive (350).

Sigurt, por të kujdesshëm drejt fundit të pandemis.