Shërohet nga Covid-19, Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë

Përmes një postimi të bërë në FB, Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Kamenicës, Suna Zaimi, ka bërë të ditur se është shëruar nga COVID-19.
“Tani me jame e sheruar
Faleminderit prej te gjitheve per mbeshtetjen morale”, shkruan
ajo. K
Kujtojmë se sot në komunën e Kamenicës janë sot janë identifikuar edhe dy (2) raste pozitive me #COVID19 dhe dy (2) persona janë shëruar plotësisht. Të infektuarit janë nga fshati Roganë dhe Petroc, ndërsa në mesin e të shëruarve është edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë.
Bilanci me COVID-19 në këtë
komunë:
– 113 raste të identifikuara;
– 78 të shëruar plotësisht;
– 27 raste aktive;
– 8 të vdekur.