22:41 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shërohet nga COVID-19 drejtori i RTK-së

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, njofton se është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ky është postimi i tij:

Te nderuar miq,

Pas një periudhe të përballjes me virusin COVID-19, ju njoftojë se e kam kaluar këtë sfidë dhe tash jam mirë.

Në testin e fundit kam rezultuar negativ!

Respektoni vendimet e institucioneve përkatëse, ruane vetën dhe familjen tuaj.