Shërohet një punonjës shëndetësor në Viti, ndërsa shënohen 5 raste të reja me COVID

Qyteti i Vitisë ishte ndër të parë që në fillim të pandemisë ishte prekur nga virusi Corona. E tani gjatë 24 orëve të fundit në këtë qytetet kanë rezultuar 5 persona të infektuar.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore Familjare në këtë komunë, Vjollca Kadolli,ka thënë se të infektuarit vijnë nga 1 nga Tërpeza, 1 nga Budrika, 1 nga Çifllaku, 1 nga Smira dhe 1 nga qyteti i Vitisë.
Mirëpo ajo ka njoftuar edhe për një lajm të mirë.
“Lajmi i mirë është se sot kemi 10 të shëruar nga COVID-19, 2 nga qyteti i Vitisë, 2 nga Pozherani,2 nga Radivojci, 1 nga Skifteraj, 1 nga Vërbani, 1 nga Ramnishta, 1 nga Kabashi dhe 1 nga Zhitia. Në mesin e të shëruarve një punëtorë shëndetësor dhe një punëtorë i administratës komunale”, ka shkruar Kadolli.
Ajo sërish ka ftuar që të përdoret maska kudo që shfaqemi në publik, meqë ky është parandalimi më i mirë dhe i vetëm.