75 Mall Live Search
13:02 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Shërohet pacientja nga Lëbusha e Deçanit që ishte prekur me COVID-19

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se pacientja nga fshati Lëbushë ka dalë negativ pas dy testimeve.

“Nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi pranuar rezultatet e ritestimit të pacientes nga Lëbusha dhe fatmirësisht ka rezultuar negativ, që do të thotë është shëruar nga COVID-19, ajo së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët tani do të kthehen në Lëbushë të Deçani”, është shprehur Ramosaj.

Postimi i plotë:

Një lajm i mirë!

Nga raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi pranuar rezultatet e ritestimit të paicentes nga Lëbusha dhe fatmirësisht ka rezultuar negativ, që do të thot është shëruar nga COVID-19, ajo së bashku me bashkëshoritn dhe fëmijët tani do të kthehen në Lëbushë të Deçani.

Duroni edhe pak, se ditë të mira na presin!

#RriNëShpi

BR