75 Mall Live Search
14:54 / E Enjte, 24 Mars 2022 / AR

Shërohet plotësisht imami mitrovicas, ishte në gjendje kome për një kohë të gjatë

Imami nga Mitrovica, Faruk Sinani i cili tash e 7 muaj po qëndronte për shërim në Turqi, është kthyer sot në vendlindje.

Dr. Sinani u rikthye në Kosovë pas shërimit të plotë në shtetin turk, ku qëndroi në gjendje kome për një kohë të gjatë.

Imami u infektua me koronavirusin në shtator të vitit të kaluar, për çka familjarët dhe Bashkësia Islame kishin kërkuar lutje dhe ndihmë nga qytetarët.