75 Mall Live Search
10:55 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sherr me grushta dhe armë mes shqiptarëve në Itali

Një përleshje e dhunshme e shoqëruar me të shtëna me armë, u regjistrua pranë stacionit hekurudhor në Salsomaggiore të Italisë.

Mediat lokale shkruajnë se një grup shqiptarësh (sipas dëshmisë së banorëve), u përfshinë në një mosmarrëveshje të fortë midis tyre.

Zhurma e zënkës u shoqërua edhe me shumën e armëve të llojit pistoletë.

Karabinierët shkuan në zonë duke gjetur gjurmë gjakut, të cilat nuk korrespondojnë me ndonjë plagosje me armë.

Disa dëshmitarë panë një makinë gri duke u larguar nga vendi i ngjarjes pas incidentit. Karabinierët po punojnë për të zbardhur ngjarjen.