75 Mall Live Search
08:51 / E Hënë, 31 Janar 2022 / MSH

Sherr me thika mes dy të miturve në Prizren

Një i mitur ka pësuar lëndime pasi i njëjti është sulmuar me thikë nga një tjetër i mitur.

Rasi ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në qytetin e Prizrenit.

Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, teksa viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor.

I dyshuari është liruar dhe me rekomandim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 30.01.2022 – 18:00. Viktima i mitur mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht (me thikë) nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta si dhe iu është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin me rekomandim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.