75 Mall Live Search
23:51 / E Shtunë, 25 Qershor 2022 / OSH

Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, dyshohet se ishin trafikantë droge! Njëri tentoi të arratisej duke u hedhur në ujë

Një sherr me thika ka ndodhur mes tre shqiptarëve, që cilësohen si trafikantë droge në Rio Marin në Venecia. Një prej të plagosurve është dërguar në spital. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të shtunë përballë një turme kalimtarësh, turistësh dhe banorësh, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetimeve, dy prej shqiptarëve sulmuan të tretin, të gjithë trafikantë droge.

Pas sherrit, njëri prej tyre tentoi të largohej dhe u hodh në ujë. Por nuk i ka shpëtuar duarve të bashkatdhetarve pasi e kapën, e rrahën dhe e plagosën me thikë.