21:17 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / MSH

Sherr me thika në Tiranë, plagoset një 24-vjeçar

Pas një përplasjeje fizike, një 24 vjeçar është plagosur me thikë në Tiranë. Policia thotë se i plagosuri është një 24-vjeçar.

Autori pas ngjarjes është larguar menjëherë, ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë arrestimin e tij, shkruan abcnews.

Aktualisht nuk dihen ende motivet e përplasjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.