75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sherr midis adoleshentëve në Tiranë, grushte e shkelma. Qytetarja: Nxirren thikat

Disa adoleshentë në Tiranë janë përleshur me njëri-tjetrin, pranë gjimnazit “Ismail Qemali” dhe video është bere virale në rrjet.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga joq, djemtë godasin njëri-tjetrin me ç’ti dalë përpara, duke krijuar një kaos të vërtetë pranë gjimnazit.

Nuk dihen ende arsyet dhe shkaqet e këtij sherri midis adoleshentëve. 

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga JOQ, djemtë godasin njëri-tjetrin me ç’ti dalë përpara, duke krijuar një kaos të vërtetë pranë gjimnazit. Nje qytetare që ka dërguar videon shkruan se është tronditur nga skena që ka parë, ku një prej djemve madje nxjerr thikën dhe godet në shpinë një djalë tjetër.

Nuk dihen ende arsyet dhe shkaqet e këtij sherri midis adoleshentëve dhe nëse policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje.

Mesazhi i plotë: Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja një fenomen që është bërë thuajse i zakonshëm ditët e sotme. Sherr midis te rinjve pranë gjimnazit “Ismail Qemali”, në Tiranë.

Godasin njeri-tjetrin me ç’ti dale perpara. NE FUNDIN E VIDEOS DJALI ME XHUP KAFE NXJERR THIKEN DHE GODET NE SHPINE DJALIN TJETER! Nje turp i madh. Do e vlersoja shumë nese do e postonit pasi duhet ta shikoje e gjithe Shqipria çfar brezi po rrisim si po i edukojme, per te vetmen arsye se NESER ata jan e ardhmja e ktij vendi. Ju lutem ta publikoni! Faleminderit!