22:32 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sherr mes Cavanit e Messit, Suarez mundohet ti ndalojë

Ka përfunduar takimi “miqësor” Argjentinë –  Uruguaj, që nuk doli të jetë i tillë, ndonëse skuadrat u ndanë në “paqe”, 2 me 2.

Pas përfundimit të pjesës së parë ylli i PSG-së Edison Cavani dhe 5 herë fituesi i topit të artë Lionel Messi, u përleshën mes vete gjersa bashkë-lojtari i të dyve Luis Suarez u përkujdes që konflikti të mbaroj sa më parë, shkruan Indeksonline.

Sipas ESPN, Cavani kërkoj sherr me Messin ndërsa ky i fundit iu përgjigj pozitivisht, “kurdo herë dhe në çdo kohë”, ishin fjalët e yllit të Barcelonës.

Takimi mori kahje tjetër pas këtij incidenti dhe më vetëm miqësore nuk mbeti.

Që të tre të involvuarit shënuan nga një herë në portën kundërshtare.

/Indeksonline/