75 Mall Live Search
07:56 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / MSH

“Sherr” mes dy artisteve të njohura amerikane

Dy nga artistët më me ndikim në industrinë e muzikës në SHBA këto vitet e fundit, Lizzo dhe Lana Del Rey, janë kacafytur mes vete në rrjete sociale.

Ndonëse më parë nuk njiheshin për raporte të këqija, Lizzo dhe Lana duket se janë larg për t’u bërë mikesha, shkruan IndeksOnline.

Në një postim të Lana del Rey-t në ‘TikTok’, Lizzo ka komentuar: “Do të doja të të shihja përsëri në top-lista”, pasi u aludua se Lana e kishte quajtur atë “një planet”, duke komentuar peshën e Lizzo-s.

Këtij komenti, Lana i replikoi duke thënë: “Do të doja të të shihja në pistën e vrapimit”.

Sipas fansave, komenti i Lizzo-s nuk ka qenë dashakeq, duke marrë parasysh që Lana Del Rey është shumë e pëlqyer edhe nga artistët dhe të gjithë mezi presin këngë të reja nga ajo./IndeksOnline/

Image