Sherr mes dy personave në Golem, plagoset me armë zjarri 22-vjeçari, në kërkim autori

Një sherr mes dy personave në Golem të Kavajës ka degraduar në përdorimin e armëve. Mësohet se një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur, në këmbë.
Burime nga policia thane për ABC News se ngjarja është regjistruar pak pas mesnate ne vendin e quajtur rrethrrotullimi Golemit.
Bëhet fjalë për një konflikti të mbartur mes dy personave, të cilët janë takuar dhe pas një debati të ashpër situata ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Për pasoje mbeti i plagosur shtetasi Luiz Sheqi, i cili ndodhet në spital nen kujdesin e bluzave te bardha. Policia ka identifikuar autorin e plagosjes, shtetasin Shpetim Dedja dhe po punon për arrestimin e tij. Dedja u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet vendndodhja e tij.