Sherr mes kunatave, për futbollistin e famshëm
Ivana Ikardi, motra e lojtarit të Interit, Mauro Ikardi, prej disa javësh është pjesë e “Big Brother” në Itali dhe prej aty brenda nuk ka ndenjur duarkryq, por ka nisur sulmet kundrejt kunatës së saj Vanda Narës.
“Nëse Mauro nuk do të ishte futbollist, ajo kur nuk do të kishte qenë me të”, ka thënë Ivana. Marrëdhenia mes kunatave nuk është e mirë dhe këtë jo vetëm që e reflektojnë çdo ditë, por e shprehin dhe në mënyra ekstreme.
“Nuk dua që dhe armiku im më i keq të ketë një mendje të tillë në familje. Ky është një konflikt brenda familjes. Ajo bën sikur nuk sheh e nuk dëgjon dhe nuk flet fare. Do doja të dilte përballë meje dhe të më tregonte disa gjëra që s’mi ka thënë”.
Vanda Nara nga ana e saj në një postim në “Instagram” është kundërpërgjigur: “Jeta tregon gjithmonë se kush të ka përdorur për interesin e tij dhe kush për përfitime ekonomike”.