75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Sherr mes një çifti në Gjakovë/ Burri godet gruan me një mjet të mprehtë në stomak!

Në Gjakovë është raportuar për dhunë në familje, gjatë pasditës së djeshme.

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, transmeton IndeksOnline.

Gjakovë 20.01.2021 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij, duke e goditur në stomak me një mjet të mprehtë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/

/Foto ilustrim/