23:19 / E Premte, 10 Qershor 2022 / OSH

Sherr mes pesë të rinjve në Vlorë, tre prej tyre përfundojnë në spital

Pesë të rinj në Vlorë janë përfshirë në një konflikt, sipas policisë për motive të dobëta. Ngjarja njoftohet se ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” dhe të përfshirë në konflikt janë  Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.

23-vjeçari A. I., 22-vjeçari M. Xh. dhe 23-vjeçari A. I. ndodhen  në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.