75 Mall Live Search
19:02 / E Enjte, 01 Maj 2025 / FR

Sherr mes të miturve në Kukës, plagoset me thikë 15 vjeçari – dërgohet në Spitalin e Prizrenit

Një sherr mes të miturve ka ndodhur sot në Kukës, duke lënë të plagosur një 15 vjeçar.

Policia sqaron se rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, raporton Top Channel.