10:18 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Sherr mes vëllezërve në Gllogoc, ia dëmton murin dekorativ

Dje në fshatin Nekoc të Gllogocit është arrestuar një person.

I njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore ka dëmtuar murin dekorativ të vëllait të tij.

“Fsh. Nekoc, Gllogoc, 15.08.2022-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai, pas një mosmarrëveshje pronësore ka dëmtuar murin dekorativ të vëllait të tij viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia./Indeksonline/