Sherr midis dy personave në Selanik, një 41-vjeçar shqiptar qëllon me armë

Shoferi që qëlloi në tokë të hënën në mbrëmje pas një mosmarrëveshjeje me një 41-vjeçar në rrugën “Evosmos” në Selanik është identifikuar nga policia.
Ai është një shtetas shqiptar 30-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një akuzë për lëndim trupor dhe shkelje të ligjit për armët.
Ngjarja ka nisur kur 30-vjeçari ka debatuar me një shofere femër dhe më pas 41-vjeçari, që ka origjinë nga Gjeorgjia, ka ndërhyrë për ta mbrojtur.
Pas një përleshjeje fizike midis dy burrave, 30-vjeçari ka nxjerr armën dhe ka qëlluar njëherë në tokë, si formë kërcënimi, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes në makinë.
Për pasojë, 41-vjeçari ka pësuar lëndime të lehta nga goditjet që ka marrë gjatë përleshjes.