Sherr midis dy të miturve në Hajvali

Një sulm fizik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Hajvali.
Dy të dyshuar, të dy të mitur, janë kacafytur për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nekibe Kelmendi”, raporton Indeksonline.
Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas policisë, i dyshuari tjetër është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.