75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / MSH

Sherr midis tri femrave në Pejë

Tri femra shtetase të Kosovës, janë përfshirë në një sherr fizik në Pejë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, raporton IndeksOnline.

Dy viktimat deklaruan se, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, u sulmuan fizikisht nga e dyshuara.

“Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar trajtim mjekësor”, deklaron policia.

Nga organet e rendit bëjnë me dije se rasti është duke u hetuar, me urdhër të prokurorit.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”./IndeksOnline/