Sherr në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan, një nxënës përfundon në QKUK

Një i mitur është lënduar pasi u godit me një thikë nga një tjetër i mitur.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për t’u dërguar më vonë në QKUK në Prishtinë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në njoftimin policor.
Rasti është inciuar si “Vrasje në tentatitvë”.