75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / SH

Sherr në Komunën e Leposaviqit, arrestohet e më pas lirohet zëvendëskryetarja e komunës

Një sherr ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Komunën e Leposaviqit. Zëvendëskryetarja e komunës dyshohet se sulmoi një grua, e cila kishte kërkuar vendimin mbi largimin nga puna.

Policia ka njoftuar se zëvendëskryetarja u arrestua e më pas u lirua në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendëskryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh./Indeksonline/