Sherr në studion e Fevziut

Në studion e ‘Opinion’ Mark Marku dhe Çlirim Gjata janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Të dy të ftuar në “Opinion” debatuan teksa diskutonin pas dorëheqjes së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Marku akuzoi Gjatën se ishte armiqësuar me Bashën pasi nuk e kishte bërë deputet, ndërsa ky i fundit e mohoi. Debati përshkallëzoi.
Pjesë nga biseda:
Mark Marku: Ti u bëre armik me Bashën vetëm se nuk të bëri deputet
Çlirim Gjata: Kush unë
Mark Marku: Po, ti. Jo si unë, që dola deputet dhe thashë, kështu siç jeni ju, jeni një m*t dhe rrini hani m*tin tuaj tani se unë po iki.
Çlirim Gjata: Ki kujdes me tërmat
Blendi Fevziu: O Mark, na nxorre tek Brryli tani, dolëm në Instagram
Çlirim Gjata: Po nuk e fyem si person. Kërko falje për atë që the
Mark Marku: Unë të kërkoj fale ty? Kërkoji falje Zotit që je gjallë, flet kot…kërkoju falje atyre që u ke dalë përpara….