75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

Sherr për pronën, 32-vjeçari në Tiranë i ngul thikën të vëllait

Një sherr mes dy vëllezërve është shënuar së fundmi në Tiranë.

Mësohet se njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Gjendja e tij është e rëndë.

Informacioni paraprak:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.