10:29 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sherr për pronën, vjehrri shkrep armën ndaj dhëndrit

Një konflikt pronësie ka rrezikuar që të mbyllej tragjikisht, pasi vjehrri ka drejtuar armën ndaj dhëndrit të tij.

Rrahman Leka, 57 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier, gjatë ditës së djeshme për motive pronësie ka kanosur dhëndërrin e tij, G.S,, 47 vjeç, dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, por 47-vjeçari denoncoi babanë e së shoqes në polici.

Leka u arrestua nga ana e uniformave blu, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte të cilën e mbante me leje dhe një fishek arme gjahu.

Mësohet se konflikti i pronësisë zgjaste prej disa kohësh, ndërsa ditën e djeshme ka rrezikuar të mbyllej në mënyrën më të rëndë të mundshme.

Ndaj të arrestuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja”.