75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / P M

Sherr për trafik në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”, pas një incidenti të ndodhur pasditen e së mërkurës.

Ngjarja ka ndodhur më 26.02.2026 rreth orës 16:09 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, ku sipas informacioneve zyrtare, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar dhe i ka dëmtuar veturën.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Rr. “Muharrem Fejza” Prishtinë  26.02.2026 – 16:09. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar dhe ia kishte dëmtuar veturën. Si pasojë e sulmit viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në vendin e ngjarjes, pastaj është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.