75 Mall Live Search
10:56 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Sherr pronësor, burri nga Deçani e mbyll për 24 orë një tjetër për shkak të borxhit

Një rast i rrëmbimit ka ndodhur së fundmi në Deçan. Një person ka rrëmbyer një tjetër duke e lënë të mbyllur për 24 orë. Kjo ka ardhë për shkak të një borxhi të një parcele pronësore.

Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili më pas është dërguar në qendrën e mbajtjes

Njoftimi i plotë i policisë:

Deçan 03.04.2019 – 11:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili për arsye të një borxhi e kishte mbyllur për 24 orë në lokalin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar, duke e kushtëzuar që nuk do ta liroj derisa ti kryente borxhin për një pronë- parcelë toke. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.