75 Mall Live Search
23:20 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sherr te Anglia, Sterling përleshet me Gomez

Stërvitja e sotme e Anglisë nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo pasi mesfushori Raheem Sterling është përleshur me mbrojtësin Joe Gomez.

Incidenti kishte nisur të dielën mbrëma, në ndeshjen Liverpool – Manchester City, ku lojtarët tjerë nuk e lejuan kacafytjen e dy reprezentuesve anglezë, transmeton Indeksonline.

Por sherri nuk mbaroi aty.

Daily Mail raporton se gjatë stërvitjes ata janë konfrontuar fizikisht dhe për këtë mund të ketë sanksione nga trajneri Gareth Southgate.

Kjo vjen vetëm 3 ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Malit të Zi që zhvillohet në ‘Wembley’.

/Indeksonline/