75 Mall Live Search
16:10 / E Diele, 04 Janar 2026 / G T

Sherri s’është për Serie B, rikthehet te Cagliari në Serinë A!

Alen Sherri është rikthyet te Cagliari. Portieri i Kombëtares shqiptare ka mbyllur parakohe huazimin në Serie B tek Frosinone, për t’u rikthyer te ekipi që i zotëron kartonin.

Në korrik të vitit 2025, u ra dakord që Sherri të ishte pjesë e Frosinones deri në qershor të këtij viti. Megjithatë, Cagliari ka vendosur që të rikthejë 28-vjeçarin në skuadër.

Kujtojmë se klubi i Serie A e bleu Sherrin në korrik të 2024 për shumën e 300 mijë eurove nga Egnatia.