“She’s back!”, Dafina Zeqiri i rikthehet skenës pas lindjes së djalit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e saj në skenë, me një postim atraktiv në Instagram ku shkruan:
“She’s baaaaaaaaaaaaack”, duke i lënë të kuptohet se artistja është gati për projekte të reja pas një periudhe tërheqjeje, shkruan IndeksOnline.
Rikthimi i saj vjen vetëm pak muaj pas lindjes së djalit të saj, Daskan Gjergji, i cili erdhi në jetë në korrik 2025. Pas një kohe të përkushtuar ndaj mëmësisë, Dafina duket më e gatshme se kurrë të rifillojë aktivitetin artistik.
E veshur me stil, e buzëqeshur dhe plot vetëbesim, këngëtarja sjell një energji të re që fansat mezi e kanë pritur. Komentet dhe reagimet nuk kanë munguar, ku ndjekësit e saj janë të entuziazmuar për këtë rikthim./IndeksOnline/