16:01 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sheshel definitivisht ‘luan mendsh’, bën thirrje që Rusia dhe Kina të ndërhyjnë në veriun e Kosovës

Njeriu i dënuar për krime lufte, Vojislav Sheshel ka thënë se Këshill i Sigurimit duhet të mblidhet urgjentisht për të diskutuar situatën në Kosovë.

Mediet beogradase i kanë ofruar mikrofonin Sheshelit, për të dhënë idetë e tij lidhur me zhvillimet në Kosovë.

Ai ka thënë se Serbia mund të marrë edhe masa më rigoroze ‘nëse është e nevojshme”.

“Nëse Rusia dhe Kina do të bëheshin bashkë dhe të dërgonin një kontigjent trupash në kuadër të KFOR’it, më e mira është të vendoseshin në veri si vendi primar për të vendosur rendin dhe paqen si dhe për të dërguar ushqim atje”, ka thënë Sheshel.

Ai ka dhënë edhe mendimin e tij për taksën e vendosur nga Republika e Kosovës, duke thënë se ‘ajo duhet të hiqet menjëherë dhe nëse Kosova nuk e bën këtë, të detyrohet nga Kina dhe Rusia’.