75 Mall Live Search
23:44 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sheshel kundër Amerikës: Jemi me Venezuelën sepse edhe ne i përjetuam bombardimet

Radikali serb Vojslav Sheshel ka dalur në përkrahje të komunistit Maduro.

Ai ka deklaruar se Venezuela dhe presidenti i saj, Nicolas Maduro nuk u janë nënshtruar “presioneve të forta të jashtme të njëjtat forca që në vitin 1999 barbarisht bombarduan Serbinë”.

“Ne që jemi bombarduar është detyrë të solidarizohemi me çdo popull në botë që gjen veten në këto kohë të vështira, për të qenë në anën e më të dobëtit, në anën e atij që mbron popullin e tij. “

Ai shtoi se Serbia nuk ka fuqi për të ndihmuar, por minumi i saj është që së paku me fjalë të përkrahim Maduron, kundër Amerikës.