75 Mall Live Search
16:44 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj kuq e zi për 20 vjetorin e Batalionit “Atlantiku”

Flamuj kuq e zi janë vendosur përgjatë rrugës së Kombit që disa ditë.

Ndërsa, edhe sheshet e Prishtinës sot janë mbushur me këta flamuj.

Vendosja e këtyre flamujve është bërë nga Batalioni ‘Atlantiku’, transmeton Indeksonline.

Arsyeja e vendosjes së këtyre flamujve është për nder të 20-vjetorit të këtij batalioni.

Me këtë rast, ky batalion do të vizitoj dy shtetet Kosovë-Shqipëri, nga data 15 prill deri me 20 prill.

Ndërsa, të premten, Kryeministri Ramush Haradinaj do t’i pres edhe në takim./Indeksonline/