75 Mall Live Search
12:13 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / mp

Sheshi federal i Bernës zbukurohet me flamurë të Kosovës për vizitën e presidentes Osmani

Sheshi Federal në Bernë është duke u zbukuruar me flamurë të Republikës së Kosovës, në pritje të vizitës zyrtare që presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë sot në Zvicër, me ftesë të presidentes zvicerane, Karin Keller-Sutter.

Kjo vizitë zyrtare shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy shteteve dhe nënvizon miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.