75 Mall Live Search
14:54 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sheshi i Prishtinës i vogël po duket sot, mbushet me tifozë

Nuk kanë mbetur edhe shumë kohë nga fillimi i ndeshjes historike Kosovë-Angli.

Qytetarët qysh në këtë kohë kanë filluar të organizohen para fillimit të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Qendra e kryeqytetit të dielën zakonisht është shumë e qetë. Por, jo edhe sot. Tifozë kosovarë dhe anglezë kanë zbarkuar në këtë zonë të qyteti.

Kafenetë janë mbushur plotë dhe entuziazmi para ndeshjes është i madh tek gjithsecili.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ si gjithmonë do të jetë i zhurmshëm, por sonte do të jetë edhe shembull i respektit dhe një promovues i kulturës dhe traditës kosovare. /Indeksonline/