10:30 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Sheshi i Prishtinës “respekton” vendimin e kryeministrit

Në ditën kur ka filluar të zbatohet vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, që të ndalohet lëvizja nga ora 10:00 deri në ora 16:00, duket  se qytetarët i janë bindur këtij urdhri. Kjo pasi që në sheshin kryesor të Prishtinës, nuk shihet asnjë qytetarë që po frekuenton gjatë kësaj kohe, raporton IndeksOnline.

Në këto foto të realizuara nga IndeksOnline, sheshi kryesor të cilin rëndom jemi mësuar ta shohim të mbushur me qytetarë, tashmë ka marrë tjetër pamje, krejt të zymtë dhe të “sëmurë “.