22:36 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sheshi i Prishtinës stoliset me flamuj kombëtar (Foto/Lajm)

Sheshi i Prishtinës është stolisur me flamuj kombëtar në prag të shënimit të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Vendosja e flamujve në sheshet kryesore të Prishtinës është bërë nga Komuna e Prishtinës.

Dita e Flamurit – 28 Nëntori, tradicionalisht është festuar në Kosovë edhe në kohën kur kjo datë ka qenë e ndaluar nga pushtuesi jugosllav.

Shqiptarët e Kosovës, të cilët janë nda nga Shqipëria padrejtësisht, 28 Nëntorin e njohin si Ditën e tyre Kombëtare./Indeksonline/