15:15 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Sheshi i Suharekës do të jetë pa shtylla elektrike, kryetari tregon zgjidhjen e bërë

Po vazhdon me intensitet të lartë puna në Komunën e Suharekës, konkretisht ndërtimin e sheshit të qytetit.

Bali Muharremaj ka njoftuar se sheshi nuk do të jetë me shtylla elektrike, ngase po instalohet rrjeti nëntokësor.

“Shtyllat elektrike më nuk do ti shihni.
Sheshi i ri i qytetit do ta ketë rrjetin nëntokësor. Pra, pamja e tij do të ndryshoj. ✅
Shumë shpejt, me befasi të tjera” shkruan Muharremaj në njoftim.