75 Mall Live Search
22:41 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Sheshi i zbukuruar në Prishtinë, mbetet bosh pas orës 19:00

Ky fundvit po e gjen e gjithë botën duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19.

Atmosfera e festave s’e ka më të njëjtën bukuri, duket se ky do të jetë nga dimrat më të ftohtë, për shkak të gjendjes së rëndë.

Pavarësisht kësaj, sheshi i Prishtinës veshi ngjyrat festive. Komuna mbrëmjen e së shtunës ndezi dritat, për t’i dhënë pak shije dhe shpresë vitit që po vjen, transmeton Indeksonline.

Por, pas orës 19:00 këto drita duket se po mbesin vetëm si stoli, pasi që njeri i gjallë nuk duket.

Kjo për shkak të orës policore, e cila nis në orën 19:00.

Këtë mund të shihni përmes këtyre imazheve.