75 Mall Live Search
19:47 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / OSH

Shëtitja e macave, Spitali i Gjakovës merr masa

Në Spitalin Rajonal të Gjakoves “Isa Grezda”, një mace është bërë e përditshmërisë.

Përveç shëtitjes së korridore, macja guxon të shëtitej edhe në kuzhinën e spitalit.

IndeksOnline ka raportuar në vazhdmësi për këtë.

Por siç duket tanimë iu ka ardh fundi shtëtitjeve të macave në këtë spital.

Në një njoftim në Facebook, spitali i Gjakovës ka bërë të ditur se për largimin e tyre ka filluar të merret Kompania ‘’TRULY NOLEN’’.

Sipas tyre, Spitali ka mbi 16,000 metra sipërfaqe, ka  4 porta hyrëse në podrum dhe 4 porta hyrëse në përdhese, ka shume dritare që kane pemë afër dhe  është e pamundur të ndalohet futja e maceve në hapësirat e spitalit.

Njoftimi i plotë:

Sqarim,

Lidhur me disa video dhe foto të njëjta që vazhdimisht qarkullojnë për macet në Spital ju sqarojmë se :

Për largimin e tyre ka filluar të merret Kompania ‘’TRULY NOLEN’’ e cila vullnetarisht ka shpreh gatishmërinë për të bërë largimin maceve nga Spitali dhe ka ngritur disa kurthe në pjesë të ndryshme të Spitalit. Për të bërë tërësisht largimin e tyre duhet kohe andaj kërkojmë mirëkuptim.

Ju kujtomë se Spitali ka mbi 16,000 metra sipërfaqe, ka  4 porta hyrëse në podrum dhe 4 porta hyrëse në përdhese, ka shume dritare që kane pemë afër dhe  është e pamundur të ndalohet futja e maceve në hapësirat e spitalit.

Andaj shumë postime dhe shkrime janë të qëllimisht dhe tendencioze vetëm për të minimizuar punën e madhe që bëhet në Spital.