75 Mall Live Search
11:34 / E Hënë, 10 Janar 2022 / B O

Sheva s’po dhezë në Serie A, pritet largimi i tij

Trajneri ukrainas, Andriy Shevchenko mund të japë dorëheqjen nga ekipi italian pa u shkarkuar nga këta të fundit.

Rezultatet negative janë shqetësuese për të dhe ekipin gjithashtu.

“Sportmediaset” shkruan se nëse Cannavaro nuk do të nënshkruante me kombëtaren e Polonisë, atëherë Shevchenko do të ishte emri kryesor për t’u ulur në stolin e trajnerit.

Ecuria e Shevës me Genoan ka qenë vërtetë e dobët dhe se skuadra e njohur italiane rënditet e parafundit me gjasa të mëdha për rënien nga liga.