Shevchenko do të bëhet trajner i Milanit
Andrey Shevchenko një ditë mund të bëhet trajner i Milanit.
Legjenda kuqezi, aktualisht drejton kombëtaren ukrainase dhe ka lënë të hapur mundësinë që një ditë të drejtojë kuq e zinjtë.
“Milan është një klub që është pjesë e jetës sime, por në këtë moment jam i zënë me drejtimin e ekipit kombëtar. Gattuso është në Milan dhe është duke bere një punë të madhe. Do të dëshiroja të isha trajneri i Milan një ditë,sepse jam shumë i lidhur me këtë klub“, ka thënë Sheva.
Sulmuesi ukrainas ka qenë pjesë e Milanit nga viti 1999-2006 ku ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë. /IndeksOnline/