Shevchenko do të jetë presidenti i ri i Federatës së Ukrainës?

Legjenda e Milanit, Andrie Shevchenko shumë shpejt mund të marr një rol tjetër në vendlindjen e tij.
Pasi ishte trajner i Kombëtares së Ukrainës, Shevchenko tani synon postin e Federatës së Futbollit, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave fituesi i Topit të Artë është kandidati i vetëm i paraqitur për këtë pozitë, në zgjedhjet për presidentin e ri të UAF që do të mbahen më 25 janar.
Ai ka drejtuar 52 ndeshje si trajner i Ukrainës, derisa si futbollist ka luajtur 111 ndeshje dhe ka shënuar 48 gola./IndeksOnline/